Video

Shkatërrohet me molotov makina e biznesmenit

Biznesmeni ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me njeri

F.m
Shkatërrohet me molotov makina e biznesmenit
Makina

SHKODËR- Një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë është shkatërruar si pasojë e një shpërthimi me tritol. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në momentin që mjeti ishte parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër.

Makina rezulton të jetë në pronësi të Bledar Freskinës, pronar i një lokali në zonë. Vetë Freskina është shprehur se nuk ka dijeni mbi personat që mund ti kenë vënë lëndën plasëse.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj dhe dyshon se shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt i biznesmenit. Pritet që të bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë he të pamjeve filmike në mënyrë që të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen.

 

Poll

MOS HUMB