Video

Shoqëruesja e shpirtrave drejt vdekjes

Detyra e Xhuli Mekfaden ka qenë që t'i bëjë të ndihen sa më mirë në javët e fundit të jetës.

Redaksia Zëri
Shoqëruesja e shpirtrave drejt vdekjes
Foto ilustruese

TIRANË- Për shumë njerëz është një mister i madh se çfarë shikojmë kur vdekja afrohet. Por një infermiere e cila për gati 15 vite ka shërbyer në pavionin ku qëndrojnë pacientë me sëmundje të pashërueshme, që janë në prag të ndarjes nga jeta, pretendon se e di.

Detyra e Xhuli Mekfaden ka qenë që t'i bëjë të ndihen sa më mirë në javët e fundit të jetës.

"Kur një person është në prag të vdekjes, ka ndjesinë sikur po gjallërohet. Ai të jep përshyptjen se ndihet më mirë dhe mund të ecë, flasë dhe të hajë përsëri,"- tregon infermierja.

Por ose gjatë natës, ose në ditët në vijim ndahet nga jeta. Kjo ndodh mjaft shpesh, madje në të tillë fazë kanë kalaur rreth 1/3 e pacientëve të saj në spital.

Në prag të vdekjes, njerëzit fillojnë të shohin të afërm të vdekur, miq të vdekur, kafshë shtëpiake që kanë ndërruar jetë, shpirtra, engjëj. Ky fenomen mund të nisë një muaj përpara se shpirti të ndahet nga trupi.

Dhe vetëm ata mund të arrijnë t'i dallojnë. Njerëzit mund t'i dallojnë këto fenomene kur janë duke fjetur, por edhe kur janë zgjuar. Zakonisht, nuk kanë frikë nga këto situata. Sepse këto shpirtra shfaqen për t'u dhënë mesazhin se do të vijnë t'i marrin dhe se do t'i ndihmojnë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB