
UKRAINË- Në historinë e boksit profesionist ka shumë figura të jashtëzakonshme, por pak mund të krahasohen me vëllezërit Klitschko. Ata iu betuan nënës së tyre se kurrë nuk do të ndesheshin me njëri-tjetrin dhe e mbajtën fjalën. Pasi ndanë tituj të ndryshëm kampionë, betejën e vazhdojnë në politikë. I ati i vëllezërve Klitchko ishte kolonel i forcave ajrore dhe vazhdimisht lëvizte në Bashkimin Sovietik. Vitali lindi në Kirgistan në 1971, ndërsa Vladimiri në Kazakistan në 1976. Familja u kthye në Kiev në 1985. Epoka e vëllezërve Klitschko në boks nisi në vitin 1993. Vitali ishte i pari që u shpall kampion bote në 1999 dhe mori brezin WBO.
Ai pasi e mbrojti dy herë titullin, e humbi brezin ndaj Kris Bird. Por Vladimiri e solli sërish në familje pas pak muajsh. Vladimir mbrojti titullin e tij pesë herë përpara se ta humbte kundër Corrie Sanders. Vitali e rimori brezin WBC dhe e mbajti për 12 vite, deri sa u tërhoq në 2012 në moshën 41-vjeçare. Vëllai më i vogël unifikoi titujt e peshave të rënda IBF, WBO dhe WBA.
Së bashku kanë në ring 109 fitore dhe 7 humbje. Vitali kurrë nuk është mundur me KO, gjatë kësaj periudhe, përveç boksimit, vëllezërit mbrojtën doktoraturat në Shkencat Sportive.
Në 2004, vëllezërit Klitçko u bënë pjesë e politikës. Vitali u bë deputet ndërsa në 2013, një nga mbështetësit e "kryengritjes Maidan", që solli rrëzimin e qeverisë. Ai u zgjodh më 25 maj 2014 kryebashkiak i Kievit. Në 2020 u rizgjidh sërish me mbi 50% të viotave. Kur në shkurt të 2022 nisi lufta, të dy vëllezërist u regjistruan në ushtri, duke u kthyer në frymëzim dhe figura popullore të rezistencës ndaj pushtimit rus./Zëri.ai