
TIRANË- Skandali i zbuluar në spitalin Onkologjik do të hetohet nga SPAK që ka shtuar dhe akuzën e korrupsionit ndaj 7 personave që janë vendosur nën hetim. Dosja është marrë në dorëzim nga hetuesi Elvin Gokaj, i cili ka dhënë urdhër që të hetohen edhe disa farmaci që dyshohet se kanë kryer kontrabandë ilaçesh. Gjithashtu pritet të bëhet dhe rivlerësimi i masave të sigurisë që janë caktuar për mjekët Edmond Gashi, Halil Gashi dhe farmacisti Florian Marku që janë lënë në “Arrest shtëpie”, si dhe për mjeket Alketa Pere, zv.drejtoreshën e QSUT-së Brikena Qirjazi dhe koordinatorin Emiljano Lela, që janë lënë në “Detyrim paraqitje”. Të gjithë si grup nuk u jepnin kurën pacientëve të sëmurë me tumor, por i orientonin ata drejt spitaleve private.