
TIRANË- Studentët e Shkollës së Magjistraturës kanë nënshkruar një peticion, ku kërkojnë anulimin e procesit të korrigjimit të provimeve dhe hedhin akuza se procesi është manipuluar futjen brenda listës të 42 emrave pa meritën e tyre. Në reagimin e tij, kreu i Shlkollës së Magjistraturës Arben Rakipi thotë për Top Channel se rivlerësimi i tezave u bë pasi gabimisht pajisja ‘’Scantron’’ kishte llogaritur pikët maksimale 96 dhe jo 100 dhe kjo kishte sjellë ankimin e kandidatëve që nuk ishin shpallur fitues. Shkolla e Magjistraturës deklaron se do të marrin një tjetër pajisje “Scantron”, e cila do të bëjë ri-vlerësimin nga e para, por kjo lëvizje do e kthejë procesin në pikën zero dhe ngre shumë pikëpyetje. A ka pasur pajisja defekt dhe askush nuk e ka kuptuar? A janë gjyqtarë dhe prokurorët e dalë në vitet e shkuara, anëtarë të sistemit të drejtësisë të “prodhuar” nga kjo pajisje? Dhe mbi të gjitha pse nuk u morëm masa paraprake nga Shkolla e Magjistraturës?