Video

Si u tallën britanikët me vetëvrasjen e Leonard Farrukut

Të tjerë emigrantë shprehen se ndihen sikur janë në burg apo thjesht një kafshë në një kopësht zoologjik që vëzhgohen gjatë gjithë kohës dhe u hidhet ushqim.

F.m
Si u tallën britanikët me vetëvrasjen e Leonard Farrukut
Leonard Farruku

BRITANI E MADHE- Stafi në anijen ku strehohen emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar kanë qeshur dhe janë tallur pasi janë vënë në dijeni të faktit që 27-vjeçari shqiptar Leonard Farruku është vetëflijuar. “Një gojë muslimane më pak për tu ushqyer”, janë shprehur ata. Një ish-pastruese ka treguar se kjo ishte në përgjithësi klima e njerëzve që mbikëqyrnin emigrantët në këtë anije, tallëse dhe ironizuese. Levana gjithashtu është shprehur se për faktin që ka pasur një marrëdhënie të mirë me emigrantët ka marrë paralajmërim verbal e më pas është larguar nga puna. Leonard Farruku u vetëvra në Bibby Stokholm në dhjetor të vitit 2023. Të tjerë emigrantë shprehen se ndihen sikur janë në burg apo thjesht një kafshë në një kopësht zoologjik që vëzhgohen gjatë gjithë kohës dhe u hidhet ushqim. Në anijen tre katëshe janë strehuar afro 500 burra që presin rezultatin e kërkesave për azil.

 

Poll

MOS HUMB