
Andri Mehja dhe Qazim Sejdini
TIRANË- Andri Mehja, Kryeinspektori i Inspektoratit Ndërtimor e Urbanistik pranë Bashkisë së Elbasanit dhe njëkohësisht vëllai i dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini është vënë në pranga pasi dyshohet se i ka marrë një qytetari 2.5 milion lekë të vjetra, për ndërtimin e një objekti pa leje. Së bashku me Mehjan në prangat e policisë ka përfunduar dhe vartësi i tij, inspektori Bardhyl Qehja. Hetimet vijojnë pasi dyshohet se ka edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë së Elbasanit, që janë implikuar dhe në raste të tjera korruptive.
Poll