TIRANË- Ndryshojnë pagat në sektorin e ndërtimit. Pak javë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur një tavan pagash për këtë sektor.
Përmes një njoftimi publik, administrata tatimore theksoi se të gjitha subjektet duhet të kenë një deklarim korrekt të pagave, për të shmangur masat administrative që parashikon ligji, një nismë që synon të ulë informalitetin në këtë sektor.
Por kur do të nisë të aplikohet kjo masë e re?
Duke nisur që nga ky muaj që ndodhemi, madje administrata do të fokusohet kryesisht te:
-Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara;
-Subjektet që ndryshojnë profesionin e punonjësit për të ulur artificialisht pagën e deklaruar.
Si do të jenë pagat për pozicionet brenda një kantieri ndërtimi?
Në listën e pagave, paga më e ulët është ajo e sanitareve, me 60 000 lekë të reja, më pas bojaxhinjtë dhe pllakaxhinjtë, me 850000 - 90 000 mijë lekë të reja, ndërsa pagat më të larta janë për arkitektët me vlerën 120 000 mijë lekë të reja dhe për menaxherët me vlerën 140 000 mijë lekë të reja.
Shqipëria ka “varësi” të madhe nga sektori i ndërtimit, pasi vetëm gjatë vitit 2024 sipas INSTAT janë dhënë 1,019 leje ndërtimi.
Po ashtu sipas të dhënave të Eurostat, ky sektor kontribuoi me 14.4 % në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të vendit në vitin 2024.
Këto tregues e bëjnë më të domosdoshme vëmendjen e nivelit të pagave në ndërtim, duke theksuar luftën kundër informalitetit dhe rritjen e sigurisë në punë.
/ZËRI