TIRANË- SPAK ka propozuar zyrtarisht Joni Ketën, aktualisht zëvendësdrejtor i BKH-së, për postin e drejtorit të ri të këtij institucioni. Emri i Joni Ketës do t’i dërgohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për votim dhe nëse kandidatura e tij miratohet nga KLP, ai do të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për një mandat 5-vjeçar. Joni Keta u përzgjodh nga SPAK mes një liste prej shtatë kandidatësh, ku përfshiheshin edhe Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano. Tanimë, pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të japë dritën jeshile në mbledhjen që pritet të mbahet më datë 2 Dhjetor.
/ZËRI