Video

6 shqiptarë pjesë e ‘Ndragheta’, mes tyre Artur Hoxhosmani

Për 25 prej tyre është lëshuar masa e arrestit në burg, ndërsa për 3 të tjerë arrest shtëpie.

F.I
6 shqiptarë pjesë e ‘Ndragheta’, mes tyre Artur Hoxhosmani
Marjus Aliu dhe Artur Hoxhosmani

TIRANË- 6 shqiptarë janë në mesin e 28 personave ndaj të cilëve është lëshuar masë sigurie në operacionin me urdhër të Prokurorisë Publike të Milanos, pas një aksioni kundër një rrjeti të gjerë të trafikut të drogës nga Amerika e Jugut. Për 25 prej tyre është lëshuar masa e arrestit në burg, ndërsa për 3 të tjerë arrest shtëpie. Shqiptarët e përfshirë janë Marjus Aliu, Elvis Aliu, Fatjon Aliu, Ervin Bashmeta, Kujtim Daiu dhe Artur Hoxhosmani. Të arrestuarit i përkasin një organizate kriminale të lidhur me Ndrangheta-n e Lokridës, e cila, me mbështetjen e kriminelëve shqiptarë, promovoi, organizoi dhe financoi trafikun ndërkombëtar të drogës. Hoxhosmani ndodhet i arrestuar në Shqipëri, në kuadër të një operacioni të SPAK në korrik të këtij viti, pas zbërthimit të aplikacionit SkyECC, si pjesë e një grupi, i cili dyshohet se ka trafikuar 6 ton kokainë. Rrjeti vepronte nga Lombardia dhe kishte degë në Gjermani, Holandë, Spanjë, Britaninë e Madhe, Kolumbi dhe Brazil. Hetuesit kanë dokumentuar importimin e më shumë se 3,5 tonëve kokainë, prej të cilave mbi 400 kg u sekuestruan në Itali dhe jashtë saj.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB