Video

5 milionë euro për ekzekutimin e Gilmando Danit!

Dinamika e krimit nuk është sqaruar ende, ndërsa sipas burimeve raportohet se në ekzekutimin e mikut të Emiljano Shullazit kanë marrë pjesë 8 persona.

F.I
5 milionë euro për ekzekutimin e Gilmando Danit!
Muçi Shaljani-gilmando dani

TIRANË- Mbi dy javë nga atentati mafioz i ndodhur në Rinas mesditën e 11 nëntorit dhe ende nuk ka një asnjë autor, apo të arrestuar në lidhje me ekzekutimin e Gilmando Danit dhe punonjësit të AMP-së Muçi Shaljani. Dinamika e krimit nuk është sqaruar ende, ndërsa sipas burimeve raportohet se në ekzekutimin e mikut të Emiljano Shullazit kanë marrë pjesë 8 persona. Gazetari Igli Çelmeta ka deklaruar se për vrajsen e Danit janë ofruar 5 milionë euro, ndërsa të implikuar janë edhe punonjës të policisë. Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit 'Nënë Tereza', teksa i plagosur rëndë mbeti edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së, i cili ndërroi jetë 4 ditë më vonë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB