Video

Studenti rreh brutalisht mësuesen e tij

Nëna e djalit autik i lutet gjykatës që të ketë mëshirë.

k.m.
Studenti rreh brutalisht mësuesen e tij
Foto ilustruese

SHBA- Një 18-vjeçar po përballet me 30 vjet burg për rrahjen e mësueses së tij, pasi ajo i kërkoi atij të ndalonte së luajturi një videolojë Nintendo. E ëma e adoleshentit, me lot në sy, i kërkoi gjykatës të tregonte “mëshirë”, pasi sipas saj djali i saj vuante nga autizmi dhe kishte një fëmijëri shumë të vështirë.

“Më vjen shumë keq për atë që bëri djali im dhe askush nuk duhet ta kalojë atë gjë. Burgimi për të do të ishte si një “dënim me vdekje”. Ju lutem kini parasysh se djali im ka pasur një jetë të vështirë dhe ka kaluar kaq shumë trauma në jetën e tij. Ai ka autizëm. Ju lutemi tregoni mëshirë. Ai është i frikësuar. Të telefonosh fëmijën tënd duke qarë dhe të thotë: "Unë nuk dua të vdes" - është e tmerrshme,"-tha Leanna Depa në një emision televiziv.

Brendan Depa ishte 17 vjeç kur sulmoi mësuesen e tij. Sulmi brutal i kapur në video tregon adoleshentin që godet me grusht gruan dhe e rrëzon atë pa ndjenja në tokë. Joan Naydich u godit më shumë se 12 herë në shpinë dhe kokë, aq sa iu thyen 5 brinjë, humbi një pjesë të dëgjimit dhe ende ka probleme.

Por teksa nëna e djalit iu lut Naydich që të kërkonte një dënim më të lehtë, mësuesja kërkon dënimin shembullor të nxënësit të saj dhe siç tha ajo kërkon ta shohë të shkojë në burg për të paktën 30 vite./ZËRI

Poll

MOS HUMB