Video

Pengjet përshëndesin rrëmbyesit e tyre

Një skenë e pazakontë u regjistrua nga mediat ndërkombëtare. Pengjet e liruar nga Hamasi janë përshëndetur me rrëmbyesit e tyre.

D.XH
Pengjet përshëndesin rrëmbyesit e tyre
Pengjet pershendeten me Hamasin

GAZA - Hamasi liroi 16 pengje këtë të mërkurë, duke përfshirë 12 izraelitë dhe katër tajlandezë.

Mes të liruarve nga Hamasi ishin Elena Trupanov dhe Irena Tati, dy shtetase izraelito-ruse. Në këmbim, Izraeli liroi 30 palestinezë nga burgu. Ky është shkëmbimi i gjashtë në kuadër të armëpushimit me Hamasin.

Në të njëjtën kohë, videot e publikuara nga Hamasi po bëjnë xhiron e internetit, ku pengjet përqafohen dhe përshëndesin pengmarrësit e tyre, pas gati dy muajsh robëri. Kjo skenë e pazakontë ra në sy edhe të mediave botërore.

Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor. Ushtria izraelite më pas bombardoi Gazën, duke vrarë mbi 15 mijë njerëz. Aktualisht, të dyja palët kanë shpallur armëpushim të përkohshëm./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB