
TIRANË- Maliq Marku vrau fqinjin e tij, Shefqet Hasën dhe plagosi Besim Keçën për një kanal uji. Këtë version të ngjarjes e ka konfirmuar edhe vetë teksa u mor në pyetje nga oficerët e Policisë së Tiranës. "VoxNews" ka siguruar edhe pamjet e kanalit, brenda lagjes në fshatin Laknas, "molla e sherrit" për vrasjen e ndodhur.
Brenda dy lagjeve ka mbetur vetëm puseta e hapur dhe gjaku i viktimës dhe i të plagosurit. Të dy e humbën jetën e tyre...për një kanal uji.
PAMJE NGA RRUGA:
Sherri mes autorit, dhe viktimës Shefqet Hasa, dhe të plagosurit Besim Keqa, kishte nisur kohë më parë për një kanal të ujërave të zeza. Madje, për konfliktin ishte në dijeni edhe policia por që askush nuk kishte hyrë ta shuante sherrin mes familjeve. Sipas të dhënave të policisë, personi që më pas rezultoi të ishte edhe autori i sulmit me armë ndaj fqinjëve të vet, kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Ai është takuar pasditen e djeshme me dy fqinjët e tij dhe ka nisur debat i ashpër. Më pas ai ka ikur në shtëpinë e tij ka marrë një armë dhe ka shtirë mbi ta. Për pasojë njërin prej fqinjëve e kanë kapur katër plumba, i cili ka ndërruar jetë në vend, ndërsa një plumb ka kapur edhe fqinjin tjetër. Ai gjendet në Spitalin e Traumës, sipas mjekëve jashtë rrezikut për jetën./ZËRI