Video

Tentoi të vrasë biznesmenin me 1 kg C4 në Elbasan! Arrestohet Astrit Sinanaj

49-vjeçari ishte identifikuar nga këqyrja e 13 kamerave të sigurisë në qytetin e Elbasanit, mbasi u konstatua sasia e tritolit në mjetin e Faud Verzivollit.

F.m
Tentoi të vrasë biznesmenin me 1 kg C4 në Elbasan! Arrestohet
Foto Ilustruese

TIRANË- Astrit Sinanaj, 49 vjeç i dënuar me 22 vite burg është arrestuar pas vendimit të Prokurorisë. Sinanaj tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4. Lënda plasëse u konstatua nga një person në zonë, i cili telefonoi kushëririn e tij që punonte në polici. 49-vjeçari ishte identifikuar nga këqyrja e 13 kamerave të sigurisë në qytetin e Elbasanit, mbasi u konstatua sasia e tritolit në mjetin e Faud Verzivollit.

Ky i fundit, gjatë gjykimit tha se nuk kishte patur asnjëherë konflikt me të dyshuarin, por se ishte përdorur si karrem gjatë përplasjes së bandave në Elbasan. Për këtë ngjarje u mor në pyetje dhe Astrit Sinanaj, i cili ka pohuar se nuk kishte njohje me biznesmenin Fuad Verzivolli, dhe se ishte rastësisht në vendin e ngjarjes. Megjithatë, Sinanaj nuk u dorëzua dhe disa ditë më vonë organizoi një tjetër atentat. Këtë herë vendosi një sasi tritoli në derën e lokalit të biznesmenit në Elbasan. Edhe këtë herë, shënjestra nuk u prek. Personi tjetër i pandehur në këtë çështje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Thanas Thoma, një ish-punonjës kazinoje në Elbasan, është dënuar me 10 muaj burgim. Thoma kishte dijeni se Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Fuad Verzivollin, atentat që sipas të dënuarit ishte financuar nga Florenc Çapja.

Poll

MOS HUMB