Video

“Tik tok”-erja Klevisa Ymeri dënohet me 4 vite burg

Aksidenti ndodhi në prill të këtij viti dhe e reja shqiptare u akuzua për shkaktimin e një aksidenti me pasoja fatale.

k.m.
“Tik tok”-erja Klevisa Ymeri dënohet me 4 vite burg
Foto ilustruese

KROACI- Klevisa Ymeri, 29-vjeçarja shqiptare, e cila shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, Stjepan dhe Katarina Derek, është dënuar me 4 vite burg. Aksidenti ndodhi në prill të këtij viti dhe e reja shqiptare u akuzua për shkaktimin e një aksidenti me pasoja fatale.

Në fjalën përmbyllëse, zëvendësprokurorja e shtetit Katarina Šosha dhe përfaqësuesi i familjes Đerek, avokati nga Zagrebi Zvonimir Bodrožić, theksuan njëzëri se e pandehura është fajtore. Ndërkohë që avokati i shqiptares, u shpreh se eksperti që ka qenë në vendin e ngjarjes, ka nënvizuar se Ymeri kishte tentuar që të mos parakalonte kur kuptoi se një tjetër mjet po i vinte përballë, por e kishte humbur kontrollin e mjetit.

Ai po ashtu shtoi se klientja e tij ishte në gjendje shoku dhe se nuk donte që të vriste askënd. Mirëpo edhe pse e reja u dënua me 4 vite burg, familja Đerek janë shprehur se do të kërkojnë që të apelojnë vendimin. Klevisa Ymeri ishte liruar me garanci pasurore deri në marrjen e vendimit nga trupa gjykuese dhe tashmë do të rikthehet në qeli./ZËRI

Poll

MOS HUMB