Video

Tre orë protestë e përplasje, qytetarët humbin ndjenjat, dëmtohen deputetët

Opozita kishte paralajmëruar mbajtjen e kësaj proteste, por Policia e Shtetit nuk e miratoi dhe për pasojë nisën përplasjet.

F.m
Tre orë protestë e përplasje, qytetarët humbin ndjenjat,
Protesta Opozitës

TIRANË- Për tre orë, Opozita ka protestuar mes përplasjeve të forta me Policinë e Shtetit. Në akse të ndryshme, në Zogun e Zi, Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe tek zona e Pallatit me Shigjeta është raportuar për përplasje të dhunshme herë pas here dhe për qytetarë të cilët kanë humbur ndjenjat. Nga pamjet e publikuara është parë edhe vetë kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i cili nisi të çalojë pasi dëmtoi njërën këmbë. Belind Këlliçi gjithashtu ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pretendon se është qëlluar nga forcat e policisë me shishe spraj. Opozita kishte paralajmëruar mbajtjen e kësaj proteste, por Policia e Shtetit nuk e miratoi dhe për pasojë nisën përplasjet. Herë pas here anëtarët e Opozitës kërkuan të protestonin në mënyrë paqësore dhe i konsideruan efektivët që ua privuan këtë gjë, si anëtarë të bandave.

 

Poll

MOS HUMB