TIRANË- Një shpërthim me tritol u regjistrua mëngjesin e sotëm në zonën 'Vasil Shanto' në Tiranë. Lënda eksploziv shpërthyeu në automjetin e avokatit Idajet Beqiri, i regjistruar në emër të bashkëshortes së tij, Nexhi Beqiri. Në pamjet e siguruara nga ZËRI, shihet se automjeti ka qenë i parkuar në momentin e shpërthimit, ndërsa u raportua vetëm për dëme të shumta materiale. Nuk dihet ende nëse ngjarja lidhet me profesionin e Idajet Beqirit si avokat apo deklaratat e tij publike, ndërsa pritet të këqyren kamerat e sigurisë në zonë për identifikimin e autorëve. Lidhur me ngjarjen avokati Idajet Beqiri dhe bashkëshortja e tij, pritet të merren në pyetje nga policia, nëse kanë pasur kërcënime, për shkak të detyrës.
/ZËRI