Video

KLSH zbulon shkelje në Bujqësi: 29 kontrata me punime të paguara, por të pakryera 

Sipas auditimit që përfshin periudhën 2019–2024, nga 30 kontrata të kontrolluara, në 29 prej tyre janë konstatuar diferenca mes volumeve të punimeve të likuiduara dhe atyre të kryera realisht në terren. 

zh.ll
KLSH zbulon shkelje në Bujqësi: 29 kontrata me punime të paguara,
foto ilustruese

TIRANË- Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar shkelje në zbatimin e kontratave të punëve publike të Ministrisë së Bujqësisë dhe strukturave të saj, duke evidentuar miliona lekë të paguara për punime që nuk janë realizuar sipas volumeve të parashikuara. Sipas auditimit që përfshin periudhën 2019–2024, nga 30 kontrata të kontrolluara, në 29 prej tyre janë konstatuar diferenca mes volumeve të punimeve të likuiduara dhe atyre të kryera realisht në terren. Vlera e punimeve të paguara, por të pakryera, arrin në 18.7 milionë lekë me TVSH. KLSH ka kërkuar që Ministria e Bujqësisë të marrë masa për rikuperimin e kësaj shume nga kompanitë sipërmarrëse. Problematikat janë konstatuar kryesisht në investimet infrastrukturore që lidhen me sistemet e ujitjes dhe kullimit, mbrojtjen nga lumenjtë dhe objektet e tjera nën administrimin e Ministrisë së Bujqësisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB