Video

Tronditet Shkodra! Burri vret gruan me çifte në derën e shtëpisë, arrestohet 62-vjeçari 

 Autori është vënë në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa mesohet se gjatë arrestimit ai nuk bërë rezistencë.

zh.ll
Tronditet Shkodra! Burri vret gruan me çifte në derën e
Autori Shtjefën Ziçi

SHKODËR- Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të enjteje nga një krim në familje, ngjarje e ndodhur në lagjen “Mark Lula” të qytetit. 62-vjeçari Shtjefën Ziçi ka qëlluar me çifte bashkëshorten, Bardhe Ziçi 55-vjeçe, në portën e shtëpisë. Kjo e fundit, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Autori është vënë në pranga nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa mesohet se gjatë arrestimit ai nuk bërë rezistencë. Po ashtu, është sekuestruar edhe arma e krimit. Në momentin e ngjarjes, mësohet se në rrugë nuk ka pasur persona të tjerë. Banorët e zonës janë shprehur se kanë dëgjuar të shtëna, por nuk i kanë dhënë rëndësi, teksa shtojne se çifti i bashkëshortëve nuk kanë shfaqur asnjëherë probleme apo debate. Motivet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë mbeten ende të panjohura, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësive.

/ZËRI

 

Poll

MOS HUMB