Aktualitet

Pranohet kërkesa e SPAK: GJKKO pushon çështjen ndaj Jonaid Myzyrajt dhe të pandehurve të tjerë

Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila kishte kërkuar pushimin e hetimeve, duke argumentuar se nga hetimet nuk janë evidentuar elementë të mjaftueshëm për vijimin e akuzës.

zh.ll
Pranohet kërkesa e SPAK: GJKKO pushon çështjen ndaj Jonaid
jonaid myzyraj

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pushojë çështjen penale ndaj ish-kreut të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyraj, dhe personave të tjerë për shkeljet me një tender me vlerë 2,2 mln euro. Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e cila kishte kërkuar pushimin e hetimeve, duke argumentuar se nga hetimet nuk janë evidentuar elementë të mjaftueshëm për vijimin e akuzës.

Më herët, GJKKO i kishte lënë SPAK-ut një afat prej 45 ditësh për administrimin e një akti ekspertimi të kryer nga ekspertë të licencuar. Edhe pas përfundimit të këtij procesi, Prokuroria e Posaçme arriti në përfundimin se Myzyraj nuk kishte kryer shkelje penale. Përveç Myzyrit, SPAK kërkoi pushimin e çështjes edhe për Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega, kërkesë që u miratua nga gjykata. 

Ish-kreu i Prokurimeve Publike u hetua për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Përveç tij, nën hetim kanë qenë edhe anëtarët e KPP-së, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të ARRSH-së me fond mbi 219 milionë lekë, për mirëmbajtjen e rrugës që kalon nga Rrësheni në Shpal dhe zona të tjera përreth. Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme, Komisioni i Prokurimeve në mënyrë të paligjshme ka favorizuar bashkimin e dy operatorëve ekonomike ku pas veprimeve hetimore ka rezultuar se kanë paraqitur dokumente të falsifikuar.

SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor të vitit 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB