TIRANË- Norma e inflacionit e matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin Qershor 2026 ishte 3,2 për qind, nga 2,4 për qind në Qershor 2025, sipas INSTAT. Ky është niveli më i lartë që nga janari 2024. Ndikimin kryesor në këtë tendencë e kanë dhënë çmimet e ushqimeve, të qirasë dhe të transportit. Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin Qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, ndjekur nga çmimet e grupit “Transporti”. Sipas INSTAT, krahasuar me muajin Qershor 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,9%.
/ZËRI