Video

TRONDITËSE! Krimineli sulmon gjyqtaren në sallën e gjyqit

Një burrë që ishte në proces gjykimi, u hodh mbi gjyqtaren Mary Kay Houlthus, duke e sulmuar fizikisht atë.

D.XH
TRONDITËSE! Krimineli sulmon gjyqtaren në sallën e gjyqit
Sulmi fizik ndaj gjyqtares

SHBA - Një video e re tronditëse tregon një burrë që ishte në proces të dënimit në një sallë gjyqi në Las Vegas, teksa më pas hidhet mbi stolin e një gjyqtareje dhe e sulmon atë.

Gjyqtarja e Gjykatës së Qarkut Clark, Mary Kay Holthus, u përpoq të mbrohej, kur Deobra Redden vrapoi drejt saj. Video tregon sesi ai ‘fluturon’ mbi stol dhe më pas ushtron dhunë mbi gjyqtaren.

Më pas ndodhi një kaos, teksa të paktën tre burra të tjerë në sallën e gjyqit përpiqeshin të largonin Redden nga gjyqtarja. Njëri prej tyre, i cili mund të jetë një nëpunës gjykate, godet vazhdimisht Redden. Më vonë, një grua dëgjohet duke thënë: "Të lutem, Zot. Të lutem, Zot. Të lutem, Jezus".

Redden, 30 vjeç, ishte duke u gjykuar për sulm fizik, kur ai sulmoi Holthus. Autoritetet thonë se gjyqtarja pësoi lëndime të lehta, ndërsa një marshall i sallës së gjyqit pësoi një gjakderdhje në ballë nga incidenti. Arsyeja pse ndodhi sulmi është se gjyqtarja ka kërkuar burg për 30-vjeçarin. Ajo ka deklaruar se ishte e treta herë që autori përdorte dhunë dhe se nuk mund të dënohej sërish me shërbim prove, pasi ishte përsëritës. 

Votuesit zgjodhën Holthus në vitin 2018, pasi ajo punoi për zyrën e prokurorit të rrethit për mbi 27 vjet, duke përfshirë 16 vjet si prokurore në njësinë speciale të viktimave, sipas faqes së internetit të Gjykatës së Qarkut./ZËRI/

Poll

MOS HUMB