
KOSOVË- Kjo video e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti po bën xhiron e rrjetit. Kreu i Qeverisë së Kosovës, përshëndeti të gjithë udhëtarët e përzgjedhur në udhëtimin e parë pa viza nga Kosova në Vjenë. "Nuk jam kapiteni, por Kryeministri juaj", kështu e nis mesazhin e tij Kurti.
Albin Kurti: Mirdita të gjithëve! Ky nuk është kapiteni juaj por kryeministri juaj. Fillimisht urime Vitin e Ri. Sot është dita e parë e vitit 2024 por dhe dita e parë e udhëtimit pa viza. Në fluturimin OS678 janë dhe 50 udhëtarë të udhëtimit të parë pa viza në Vjenë. Ju ftoj të shijoni sheshet, pallatet e t’ia kaloni bukur në muzeun e historisë në Vjenë. Mos qëndroni më shumë se 90 ditë pasi siç e dini liritë kanë rregulla. Le të udhëtojmë lirshëm duke respektuar rregullat./ZËRI