Video

Turisti rrihet për një shezlong

Kur punonjësi i shkoi dhe i kërkoi që të zhvendoste gjërat e tij, turisti refuzoi dhe kështu tensioni u përshkallëzua.

k.m.
Turisti rrihet për një shezlong
Pamje nga ngjarja

TURQI- Një turist u rrah brutalisht në një plazh në Alania të Turqisë, pasi nuk u pajtua me punonjësin për shumën që duhet të paguante për shezlongun. Incidenti ndodhi në plazhin Damlatas, në rajonin e Antalyas, kur turisti vendosi të mos merrte me qira një shezlong për shkak të çmimit të lartë, por i la sendet e tij personale në rërë dhe shkoi për të notuar.

Kur punonjësi i shkoi dhe i kërkoi që të zhvendoste gjërat e tij, turisti refuzoi dhe kështu tensioni u përshkallëzua. Videoja e publikuar në mediat sociale tregon punonjësin duke sulmuar turistin, i cili ra në rërë ndërsa goditej me grushte dhe shqelma. Incidenti shkaktoi reagime të forta në mediat sociale, me shumë njerëz që dënuan sjelljen e dhunshme të punonjësit. Prefekti i Alanyas, Fatih Urkmezer, njoftoi se biznesi është mbyllur dhe se janë nisur procedurat gjyqësore dhe administrative për sulmin, duke theksuar se sjellje të tilla janë të papranueshme dhe nuk përfaqësojnë kulturën turistike të qytetit.

MOMENTI ME VIDEO: 


Nga ana e tij, pronari i biznesit, Serhan Kotsaroglu, pretendoi se turisti ishte "nën ndikimin e alkoolit" dhe dyshohet se i kishte goditur me një shezlong punonjësin e tij. Kotsaroglu pohoi gjithashtu se u sulmua kur u përpoq të ndërhynte dhe se videot që qarkullojnë tregojnë vetëm fundin e asaj që kishte ndodhur.

Kotsaroglu shtoi se turisti ishte rus, por autoritetet turke ende nuk e kanë konfirmuar kombësinë e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB