Video

Çuçi pyetet për grabitjen e Metalit

Çështja penale lidhet me vjedhjen e 54 ton metal në Kombinatin Mekanik të Poliçanit dhe Çuçi thirret në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Berat pasi nga hetimet ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin e Kombinatit, Erion Zylyftari.

F.m
Çuçi pyetet për grabitjen e Metalit
Bledi Çuçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi është marrë në pyetje për rreth një orë nga Prokurorët e Beratit. Ish-ministri i Brendshëm është pyetur nga prokurori Eni Çulli, si person në dijeni lidhur me çështjen e vjedhjes së metalit në kombinatin e Poliçanit. Para mediave, pas daljes nga Prokuroria, Çuçi tha se është pyetur nëse e njihte apo e kishte takuar ish-drejtorin e Poliçanit, Erjon Zylyftari. Dosja është hapur që në vitin 2022 për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Çështja penale lidhet me vjedhjen e 54 ton metal në Kombinatin Mekanik të Poliçanit dhe Çuçi thirret në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Berat pasi nga hetimet ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin e Kombinatit, Erion Zylyftari, i cili është njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste në Poliçan. Po ashtu, përveç ish-ministrit Çuçi, pritet që të thirret për të dëshmuar edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Kjo për shkak se Kombinati është pronë e institucionit që ai drejton.

Poll

MOS HUMB