Video

“Uji në Sena është i pastër”, ministrja franceze zhytet në lumë për ta provuar

Më herët edhe kryebashkiakja e Parisit ka paralajmëruar të njëjtin veprim, për t’u zhytur në lumin Sena

E.K
“Uji në Sena është i pastër”, ministrja franceze
Ministrja franceze

FRANCË- Ministrja franceze e Sporteve, Amelie Oudea-Castera, u zhyt në Senë të shtunën, për të vërtetuar se ujërat e lumit që përshkon kryeqytetin francez janë të pastra. Fushata e marketingut u bë pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike, që këtë vit zhvillohen pikërisht në Paris.

Olimpiada nis më 26 korrik dhe përfundon më 11 gusht. Në Senë do të zhvillohen gara e triatlonit dhe maratona e notit.

Edhe kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, e cila nisi fushatën për pastrimin e lumit para nisjes së Olimpiadës, tha se do të notojë në lumë për të provuar se objektivi është arritur.

Poll

MOS HUMB