Video

VIDEO-LAJM/ Biseda e Trump me agjentët pas të shtënave: Prisni të marr këpucët

Ja një video e dialogut të tyre dhe çfarë u tha Trump në ato momente të tensionuara:

E.K

 

VIDEO-LAJM/ Biseda e Trump me agjentët pas të shtënave: Prisni
Momenti i sulmit

Përpjekja për atentat ndaj Trump, e ndodhur pak orë më parë, gjatë mitingut të tij në fushatën elektorale në Butler të Pensilvanisë, ka shkaktuar reagime zinxhir. Sulmi, i cili vrau një nga mbështetësit e ish-presidentit dhe plagosi dy të tjerë, ka ngjallur kritika për masat e sigurisë të vendosura për tubimin.

Megjithatë, ndërhyrja e agjentëve sekretë, kur u dëgjuan të shtënat e para, ishte shumë e shpejtë. Anëtarët e Shërbimit Sekret u vërsulën rreth ish-presidentit amerikan për ta mbuluar dhe për ta larguar përfundimisht nga skena.

Biseda e Trump me agjentët pas të shtënave

I veshur me një këmishë të bardhë dhe xhaketë të errët dhe në kokë një kapele me sloganin e fushatës së tij "Make America Great Again" Donald Trump po fliste kundër emigracionit të paligjshëm, kur u dëgjuan të shtënat.

Pasi shkëmbyen me shpejtësi urdhrat, anëtarët e Shërbimit Sekret e ndihmuan Trumpin të ngrihej në këmbë, duke formuar një rreth rreth tij për ta mbrojtur. Më pak se dy minuta pas të shtënave, ish-presidenti u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fut në një SUV të madh, të zi. Ja një video e dialogut të tyre dhe çfarë u tha Trump në ato momente të tensionuara:

Dëgjohen tre të shtëna. Trump kap veshin dhe mbështetet pas podiumit

Zëri i paidentifikuar: Çfarë po bëjmë? Cfare po bejme?

Agjenti: Gati? Prisni! Prisni! Shkoni përpara, le të shkojmë! Shkojme!

Agjenti: "Hawkeye ka ardhur!" (emri i kodit për njësinë e zbatimit të posaçëm)

Agjenti: A jeni gati?

Agjenti: I armatosuri është neutralizuar!Gati per te shkuar?

Agjenti: Fusha është e pastër

Agjenti: Përpara, zotëri, le të shkojmë.

Trump: Më prit të marr këpucët

Agjenti: Unë po të mbaj

Trump: Prit të marr këpucët e mia

Agjenti: Mbaje në kokë, po të rrjedh gjak, i jep një shami

Agjenti: Kujdes. Prisni.

Trump ngre grushtin duke parë njerëzit

Trump: Luftoni! Përleshje! Përleshje!

Turma brohorit 'SHBA! SHBA!"./ZËRI

Poll

MOS HUMB