
RUSI – Ndërkohë që ushtarët rusë vriten në frontin e luftës në Ukrainë, ekonomia është thuajse e bllokuar nga Perëndimi dhe zhgënjimi në popull është në rritje, elita ruse që përkrahet nga Vladimir Putin shijon festa të shfrenuara duke ngjallur zemërim në popull. Siç mund të shihet dhe në pamje vajzat janë thuajse të zhveshura ndërsa nuk mungojnë purot, pijet dhe njerëzit e alkoolizuar.
Mes të pranishmëve ishte dhe Ksenia Sobchak, një prezantuese televizive dhe kandidate 'liberale' për presidente ruse në vitin 2018, me një veshje thuajse nudo. Ajo njihet si e preferuara e Putinit, pasi ai mori pjesë në pagëzimin e saj dhe e kishte babain e saj të ndjerë Anatoli Sobchak si mentorin e tij politik./ZËRI