TIRANË- Erion Boba, 15-vjeç, ndërroi jetë dje në QSUT, pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij në qytetin e Durrësit. Gjyshja e tij, në një letër prekëse për mediat, shprehet se nipi i saj u vra dy herë, njëherë nga bashkëmoshatari i tij, dhe njëherë tjetër nga shteti, që nuk bëri asnjë përpjekje për të lehtësuar dhimbjen e familjarëve, dhe për t’iu gjendur pranë në këto momente tragjike. Gjyshja e tij shprehet se në vend që në shkolla të funksionojnë psikologët dhe kontrolli mbi aktet e dhunshme të të rinjve, shteti dhe politika shqiptare kanë si axhendë më të rëndësishme që të flasin për gjinitë. Nga ana tjetër në banesën ku jetonte familja Boba në ish-Kënetë ka pllakosur zia, pasi i mituri do të varroset në Bulqizë, nga ku ishte dhe origjine e familjes së tij.
/ZËRI