Video

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin për Selmanin dhe Gaçjan

Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Elvis Gaçaj është dënuar me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019.

zh.ll
Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata e Lartë prish vendimin për Selmanin
Santiago Malko

TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, për dy prej personave të dënuar për vrasjen e Santiago Malkos. Relatori Sokol Binaj dhe trupa gjykuese, kanë prishur vendimin për Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçajn, duke rikthyer për gjykim dosjet e tyre. Ilir Selmani është dënuar me 28 vite burg ndërsa Elvis Gaçaj është dënuar me 7 vite burg, të akuzuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që vrau ish-punonjësin e Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019. Tashmë dosja e tyre do të shqyrtohet nga një tjetër trupë gjykuese. Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bën përplasjet e grupeve kriminale në Tiranë. Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë, nga grupi i vëllezërve Duka.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB