Video

Kapet me kokainë shoferi i KLSH-së

Në njoftimin e policisë thuhet se Rezart Maqellara, nuk është shoferi i kreut të KLSH-së Arben Shehu, po i shërbimeve mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit

E.K
Kapet me kokainë shoferi i KLSH-së
Pamje nga operacioni

TIRANË- Një operacion i Policisë së Tiranës, kundër trafikut të drogës, çoi dje në pranga 19 persona, mes tyre edhe shtetasin Rezart Maqellara. Kokaina vinte në Tiranë nga Fieri me një automjet BMË, me një vend të përshtatur për fshehjen e pakove të kokainës.

Kjo makinë drejtohej pikërisht nga Rezart Maqellara, i cili kishte kontakte me grupe të ndryshme shitësish që e shpërndanin më pas në ambiente me të rinj.

Maqellara ishte i punësuar prej vitesh në KLSH si shofer. Policia në një njoftim zyrtar sqaron se Maqellara nuk është shoferi i kreut të KLSH-së, siç u raportua në disa media, por shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

 

Poll

MOS HUMB