
TIRANË- Është zbardhur vrasja e një trafikanti shqiptar droge të identifikuar si Shyqyri Beu alias Tauland Beu alias Riku Beu, 35 vjeç nga Kavaja, i cili u gjet i groposur në 15 maj 2020 në Gorna Matka të Shkupit. Katër vite më vonë, Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar një megaoperacion për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine.
I njëjti grupe rezulton se është përgjegjës dhe për disa vrasje, një prej tyre dhe ekzekutimi e groposja e Beut. Sipas mesazheve në aplikacionin “Sky EÇ” dhe hetimeve, mësohet se në mesin e personave të akuzuar është edhe bosi i drogës Sheval Muaremi i cili jeton në Dubai, por nuk dihet nëse ai ka lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit nga Kavaja. Gjithashtu, bisedat kanë zbardhur edhe transportin e një 1 kg kokainë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, por ende nuk janë zbardhur emrat e personave që janë vënë në pranga. Prej muajit Mars 2020, Shyqyri Beu, babai i një fëmije, ishte zhdukur pa adresë.
Ka qënë bashkëshortja e tij që ka shkuar në ambientet e policisë së Kavajës, ku ka deklaruar largimin e bashkëshortit të saj nga banesa dhe nuk dinte vendodhjen e tij. Informacionet flisnin se kishte kaluar ilegalisht kufirin në Qafë-Thanë, pasi kishte probleme me drejtësisë Shqiptare, për shkak se dyshohej për vjedhjen e një automjeti, por dy muaj më vonë, u gjet i vrarë dhe groposur në Maqedoninë e Veriut. Beu ishte i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë. Ai besohet se shërbente si korrier për llogari të një grupi kriminal në Elbasan, për të cilin kishte udhëtuar dhe drejt Maqedonisë së Veriut, ku dhe u vra me armë zjarri e u gropos./ZËRI