TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 3 të dyshuarit e arrestuar për vrasjen e Petrit Ndout, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në një rrugë pranë aksit Fushë Krujë-Mamurras. I dyshuari kryesor është Andi Vokrri, i cili ka goditur me çekiç në kohë 57-vjeçarin pas debatit se kush të kalonte i pari me makinë në një rrugë njëkalimshe, ndërsa më vonë në pranga kanë rënë dhe 2 persona të tjerë, shokë të Andi Vokrrit dhe të akuzuar për veprën penale “moskallëzim krimi”. Në dëshminë e dhënë përpara togave të zeza, Andi Vokrri, ka refuzuar të pranojë krimin duke thënë se me vete në automjet nuk ka pasur çekiç. Dy personat e tjerë të arrestuar, kanë deklaruar se e kanë qenë prezent në momentin e konfliktit, por nuk kanë parë që 57-vjeçari të jetë goditur me çekiç. Sakaq, janë dërguar mostrat për ekspertim nëse të rinjtë kanë qenë të dehur apo nën efektin e narkotikëve.
/ZËRI