Video

"Shtohen kontrollet në burgje"! Drogë në paraburgimin e Elbasanit, arrestohet 1 polic

Një polic i burgut të Elbasanit, një i paraburgosur dhe familjarja e këtij të fundit, u arrestuan nga policia, pasi u zbuluan se të tre ata, bashkëpunonin për të futur lëndë narkotike në burg.

zh.ll
"Shtohen kontrollet në burgje"! Drogë në paraburgimin e
Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme në paraburgimin e Elbasanit u zhvillua një operacion ku u zbulua një skemë e futjes së lëndëve narkotike brenda qelive, pas një hetimi disamujor. Një polic i burgut të Elbasanit, një i paraburgosur dhe familjarja e këtij të fundit, u arrestuan nga policia, pasi u zbuluan se të tre ata, bashkëpunonin për të futur lëndë narkotike në burg. Qëllimi dyshohet se ishte shitja e drogës brenda ambienteve të burgut kundrejt përfitimit financiar. Në pranga kanë rënë, Ndriçim Kroi, punonjës policie në Elbasan, Esmeralda Komici, familjare e një të paraburgosuri dhe Gerald Stamolla, i paraburgosur në Elbasan. Lidhur me këtë operacion, ka reaguar edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili bëri me dije Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve do të intensifikojë kontrollet në të gjitha burgjet në vend.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB