TIRANË- Jani Aliaj u ekzekutua me thikë brenda burgut Korydallos në Greqi më 19 janar, por informacionet mbi planin për ta vrarë Aliajn ishin të hershme për policinë greke. Sipas mediave greke, Aliaj ishte transferuar më parë në burgun e grave për arsye mbrojtjeje, duke pasur parasysh ekzistencën e një atentati kundër tij. Raportohet se dy muaj më parë Aliaj kishte marrë sulmin e parë ndaj tij në burg dhe kishte shpëtuar, por pavarësisht qartësisë për rrezikun ndaj jetës së tij, nuk u morën masa mbrojtëse. Aliaj kishte fituar gjithashtu edhe ‘status mbrojtje’, ndërsa në qeli qëndronte i izoluar me një ish-oficer policie i dënuar për trafik droge. 49-vjeçari nga Tepelena ishte arrestuar në Greqi më 31 dhjetor 2024. Ai ishte dënuar me burg të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços në Tiranë në 2016, një ngjarje që lidhej me hakmarrje.
/ZËRI