
TIRANË- Ylli botëror Drake ka befasuar sërish. Në videoklipin e fundit “Polar Oposites” ai shihet duke mbajtur veshur një xhup të kuq, në të cilin është stampuar shqiponja dy krenare. Ky veprim ka nxitur një valë komentesh nga shqiptarët të cilët e kanë cilësuar gjestin si një “Dhuratë të bukur për Pavarësinë”. Më herët në një nga konceretet e tij, Drake ka përmenduar dhe Prishtinën.
Komentet në Yotube janë të shumta. Shqiptarët kanë falenderuar këngëtarin për gjestin si dhe kanë uruar 111-vjetorin e Pavarësisë.
"Shqiptarër janë popull krenar dhe solid, krenar që jemi nga Shqipëria".
"Falemindrit Drake që i respekton shqiptarët"
''Jam krenar që jam shqiptar"
"Krenar për Shqipërinë Etnike".
Këto janë vetëm disa nga komentet e shumtë që kanë 'pushtuar" faqen e këngëtarit./Zëri