Video

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS refuzon formulën e PD

Votimi për zgjedhjen e Avokatit te Popullit pritet të bëhet në datë 11 dhjetor.

zh.ll
Zgjedhja e Avokatit të Popullit, PS refuzon formulën e PD
Edi Rama dhe Sali Berisha

TIRANË-Zgjedhja e Avokatit të Popullit ende nuk po merr formë, ndonëse të martën, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike arritën një konsensus. Socialistët deklaruan se nuk do të dalin me një emër kandidati dhe se do të pranonin e mbështesnin kandidaturat e opozitës, ndërsa këta të fundit propozuan mënjëherë formulën për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.  Megjithatë, raportohet se Partia Socialiste ka konfirmuar se nuk do ta pranojë formulën e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Formula e PD-së parashikonte, që opozita të propozojë gjashtë kandidatura, tre të zgjidheshin nga PS dhe një të votohej në seancë plenare. Sipas PS-së, të gjithë emrat që kanë mbledhur firmat e nevojshme do të shkojnë për votim në seancë plenare. Votimi për zgjedhjen e Avokatit te Popullit pritet të bëhet në datë 11 dhjetor. Shtatë kandidatë kanë arritur të sigurojnë firmat e nevojshme për të vazhduar në fazën e ardhshme të procesit për postin e Avokatit të Popullit: Aranita Brahaj, Besim Ndregjonaj, Jola Hysaj, Tartar Bazaj, Adriana Kalaja dhe Endri Shabani.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB