Video

Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP mblidhet më 9 dhjetor

KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK për emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar.

zh.ll
Drejtori i ri i “FBI”-së shqiptare, KLP mblidhet më 9
Joni Keta

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9 dhjetor, ora 11:00, për zhvillimin e mbledhjes për votimin e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. KLP do të votojë nëse do të pranojë ose jo propozimin e SPAK për emërimin e Joni Ketës në krye të BKH-së, për një mandat 5-vjeçar. Vendimi u mor këtë të mërkurë në mbledhjen me dyer të mbyllura, ku përveç anëtarëve të KLP-së, të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, po zhvillohet me dyer të mbyllura. Zëvendësdrejtuesi dhe drejtuesi i komanduar i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta u propozua një javë më parë nga treshja e prokurorëve të SPAK (Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra) për të marrë drejtimin e "FBI-së" shqiptare.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB