Video

Vrasja e Mëhallës, 3 në pranga e 2 në kërkim, ‘gjurmët’ që lanë autorët 

Policia ka vënë në pranga Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje

zh.ll
Vrasja e Mëhallës, 3 në pranga e 2 në kërkim,
Mondi Mëhalla, Marselo Arani dhe Xhino Ago

TIRANË-3 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim si të implikuar në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, megjithatë autoritetet nuk kanë deklaruar ende një pistë zyrtare për motivet e ekzekutimit të tij. Policia ka vënë në pranga Xhino Agon, ish-ortakun e Mëhallës, i cili akuzohet se iu ka dhënë hua mjetin dy prej autorëve të përfshirë në ngjarje, të shpallur në kërkim Amarildo Kola dhe Marselo Arani, si dhe rojen e karburantit, shtetasin Kujtim Pisha, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Nga ana tjetër, policia njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Nevzat Spaho, një person me rekorde të theksuara kriminale, i cili u vu në pranga në Përrenjas, si i dyshuar në vrasjen e 30 Nëntorit. Megjithatë pavarësisht arrestimeve, grupi hetimor ende nuk ka deklaruar një pistë konkrete për vrasjen e biznesmenit Mëhalla, i cili u qëllua me disa plumba, 2 prej tyre në kokë. Nëse fillimisht atentati u mendua si i mirëorganizuar, nga të dhënat e deritanishme rezulton se personat e përfshirë kanë lënë mjaft gjurmë, duke nisur nga makina e përdorur, që u huazua nga Ago, te pamjet filmike apo e shkuara kriminale e disa prej të arrestuarve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB