Video

Më shumë se 100 të vdekur nga zjarri në dasmë

Materialet me të cilat ishte ndërtuar lokali ishin tepër të lira, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi

D.XH

Më shumë se 100 të vdekur nga zjarri në dasmë

IRAK – Së paku 100 persona kanë vdekur dhe mbi 150 të tjerë janë plagosur, pasi një zjarr ka shpërthyer në një dasmë në qarkun Hamdaniya në Irak.

Mediat ndërkombëtare, duke cituar ata lokale shprehen se numri i viktimave dhe të plagosurve mund të jetë edhe më i madh.

Zëvendësguvernatori i Nineveh, Hassan al-Allaq deklaroi se 113 persona besohet se kanë ndërruar jetë nga zjarri që ra në objekt.

Autoritetet bëjnë me dije se në oborrin e lokalit të dasmës ka rënë zjarr, pasi ishin shpërthyer disa fishekzjarre.

Bëhet me dije se ndërtesa ishte ndërtuar nga materiale të lira e që marrin flakë shpejt, duke bërë që pasojat të jenë akoma më tepër katastrofike./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB