Video

Zjarri “përpiu” pallatin-Banorët në "rrugë"! Ndërtuesi i 'Arlis' në hetim

Rreth 30 apartamente u shkrumbuan nga zjarri, ndërsa 11 persona pësuan djegie të lehta e asfiksi.

zh.ll
Zjarri “përpiu” pallatin-Banorët në
kompleksi arlis-armando lilo

TIRANË- Një ditë pas zjarrit në pallatin e kompleksit 'Arlis' te Farmacia 10 në Tiranë, është ngritur grupi i punës për verifikimin e shkaqeve të zjarrit. Rreth 30 apartamente u shkrumbuan nga zjarri, ndërsa 11 persona pësuan djegie të lehta e asfiksi. Lidhur me rastin një hetim ka nisur për ndërtuesin Armando Lilo, ndërsa është arrestuar menaxherja e marketit në afërsi të të cilit dyshohet se ndodhi zjarri. Po ashtu raportohet se është arrestuar administratori i pallatit, inxhinieri i kompanisë Arlis dhe kontraktori që ka bërë fasadën. Kompania e ndërtimit Arlis ka shprehur solidaritet me banorët e prekur, ndërsa njoftoi se do të rindërtojë plotësisht apartamentet e shkrumbuara nga flakët. Edhe kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me ngjarjen, ku deklaroi se pallati do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB