Video

Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 50 mln € për përmbytjet

Sipas Ramës, në vetëm 3 ditë, kanë rënë reshje shiu sa për të gjthë muajin Janar, ndërsa tha se gjatë këtij viti do të rriten investimet në kanalet e kullimit, si dhe në transformimin e trupave të emergjencave civile.

zh.ll
Rama nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, 50 mln € për
rama ne mbledhje me komitetin e emergjencave civile

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e sotëm Komitetin e Emergjencave Civile, ku u diskutua mbi situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi prej më shumë se 72 orësh. Sipas Ramës, në vetëm 3 ditë, kanë rënë reshje shiu sa për të gjthë muajin Janar, ndërsa tha se gjatë këtij viti do të rriten investimet në kanalet e kullimit, si dhe në transformimin e trupave të emergjencave civile. Rama dhe qeveria e tij nuk kanë shpallur ende gjendjen e fatkeqësisë natyrore, që do e detyronte më pas shtetin që të dëmshpërblente çdo qytetar të prekur nga përmbytjet. Pas Ramës raportuan një pjesë e mirë e ministrave, ku i Financave Petrit Malaj, tha se 50 mln euro janë alokuar për përballimin e situatës së përmbytjeve, nga të cilat vetëm 15 prej tyre janë caktuar për dëmshpërblimin e qytetarëve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB