Video

Mashtrimet me ‘call center’: Gjermania ngre akuza ndaj ortakut të Amant Josifit

Mishka ortak me Josifin, biznesmen i njohur shqiptar dhe ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, thuhet se ka drejtuar një qendër në Tiranë me rreth 600 punonjës nga fundi i vitit 2014 deri në maj 2019. Ky call-center ka operuar të paktën 28 platforma.

zh.ll
Mashtrimet me ‘call center’: Gjermania ngre akuza ndaj ortakut
Amant Josifi

TIRANË- Gjermania ka zbuluar një skemë mashtrimi në qendër të të cilit qëndron një 50-vjeçar izraelit, Mikheil Binishavili i njohur edhe si Mishka, pjesë e grupit të njohur, “Milton", të Amant Josifit, i cili ka shkaktuar një dëm financiar prej rreth 230 milionë eurosh. Mishka ortak me Josifin, biznesmen i njohur shqiptar dhe ish-këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, thuhet se ka drejtuar një qendër në Tiranë me rreth 600 punonjës nga fundi i vitit 2014 deri në maj 2019. Ky call-center ka operuar të paktën 28 platforma. Dokumentet e sekuestruara tregojnë se vetëm për periudhën janar 2018 - maj 2019, dëmi në Gjermani arrin në rreth dhjetë milionë euro, ndërsa në të gjithë botën është rreth 50 milionë euro. Ndërkohë për periudhën shkurt 2019 - dhjetor 2020, llogaritet një dëm prej 130 milionë eurosh. 50-vjeçari u arrestua në Armeni në gusht 2023 dhe në maj 2024 u ekstradua në Gjermani. Izraeliti akuzohet për mashtrim të kryer në mënyrë të organizuar dhe në bashkëpunim kriminal në dy raste.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB