Rexhep Ismailit
Dy persona të shpallur në kërkim për vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismailit më 7 maj 2026, në fshatin Gjashtë të Sarandës janë arrestuar në Greqi. Në pranga kanë rënë Lulzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së 66-vjeçarit, dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, i dyshuar për përfshirje në konfliktin që parapriu krimin. Sipas njoftimit të Policisë, për Lulzim Tabakun, është caktuar masa “Arrest në burg", për "Vrasje me dashje", "Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kanosje", kryer në bashkëpunim. Ndërsa për 40-vjeçarin, është caktuar “Arrest në burg", për "Moskallëzimi i krimit", "Kanosje" dhe "Shkatërrimi i pronës". Nga hetimet paraprake dyshohet se më 7 maj 2026, Lulzim Tabaku ka vrarë me armë zjarri, pistoletë, Rexhep Ismailin në ambientet e lokalit në pronësi të këtij të fundit, në fshatin Gjashtë të Sarandës.
/ZËRI