Aktualitet

1 orë në SPAK/ Roven Zeka lë ambientet në shoqërinë e efektivit, GJKKO vendos sot për ish-shefin e rrugores

Gjykata do të vendosë që dosja të kalojë për gjykim të plotë, të kthehet për hetime shtesë, ose të rrëzohet pjesërisht ose në tërësi.

F.I
1 orë në SPAK/ Roven Zeka lë ambientet në
Roven Zeka

TIRANË-Ish-drejtori i Policisë Rrugore, Roven Zeka, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe më pas në Gjykatën e Posaçme, ku zhvillohet seanca paraprake e procedimit penal ndaj tij.

Zeka qëndroi rreth një orë në ambientet e SPAK dhe më pas shkoi në GJKKO për procedura të lidhura me çështjen ndaj tij. Në seancën paraprake do të shqyrtohet ligjshmëria e aktaakuzës, ku gjykata do të vendosë që dosja të kalojë për gjykim të plotë, të kthehet për hetime shtesë, ose të rrëzohet pjesërisht ose në tërësi.

Zeka ishte arrestuar më herët si pjesë e një hetimi për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në kuadër të një operacioni që preku disa zyrtarë të policisë rrugore në Tiranë. Ai dyshohet për favorizim të personave të ndaluar dhe mosndëshkim të shkeljeve në këmbim të përfitimeve. Sipas SPAK dyshohet se Zeka së bashku me dy zyrtarët, kanë favorizuar kundrejt një shume prej 2 mijë eurosh drejtuesen e një automjeti të përfshirë në një aksident. Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithëse nga aksidenti 5 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB