Aktualitet

"100 mijë euro për 'kokën' e Talo Çelës, 200 kush ma sjell të gjallë"/ Erion Alibej rrëfen njohjen me Nuredinin: Isha i ngujuar..

Alibej ka rrëfyer në lidhje me njohjen e tij dhe Nuredin Dumanit, të cilin tha se e ka njohur në fillim të vitit 2020 kur sapo kishte dalë nga paraburgimi i Elbasanit.

F.I
"100 mijë euro për 'kokën' e Talo
Talo Çela, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej

TIRANË-Ka nisur sot seanca e radhës në GJKKO për dosjen “Plumbi i artë”. Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme po dëgjohet për herë të parë dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erion Alibej, i cili akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.

Alibej ka rrëfyer në lidhje me njohjen e tij dhe Nuredin Dumanit, të cilin tha se e ka njohur në fillim të vitit 2020 kur sapo kishte dalë nga paraburgimi i Elbasanit.

Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkëpunëtorët e tjerë të drejtësisë Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.

Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, fati. E njihja si Fat Katnari. Kam qenë përdorues i EncroChat dhe Skyecc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, por shkak të atentateve që na kiahin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte. Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Celën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë. Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C-class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham. Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova fakte foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka.

Talo Çela, një nga njerëzit më të kërkuar të shtetit të shtetit, struktura Antiterrorit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, besohet se është larguar nga Shqipëria. 

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. Emri i tij është lidhur me disa ngjarje të rënda kriminale, në akuzë për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës dhe disa vrasje të tjera. Po ashtu edhe për përfshirjen në grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit në prill 2019./ZËRI

Poll

MOS HUMB