TIRANË-Për të 11-ën ditë radhazi qytetarët shqiptarë janë mbedhur në sheshin 'Skënderbej' kundër projektit në Zvërnec, tubim i cili tashmë është shndërruar në një revoltë popullore kundër sistemit politik në vend. Marshimi ka nisur me parullat 'Atdheu nuk shitet' dhe 'Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët'.
Me flamuj e pankrata në duar, qytetarët marshuan drejt Bulevardit, ku njëzëri brohoritën: 'Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë', 'Pa rini nuk ka Shqipëri', 'Ju erdhi fundi'.
Qytetarët prej ditësh tashmë shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike. 5 kërkesat e qytetarëve ndaj qeverisë: dorëheqjen e qeverisë, shfyqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë, shfuqizimin e Paketë së Maleve, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimin për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Edhe qytete të tjera të vendit i janë bashkuar valës së protestave që vijojnë prej 10 ditësh në Tiranë. Tubimi janë mbajtur edhe nga diaspora, ku shqiptarët kanë protestuar në SHBA, Gjermani, Itali, Zvicër, Britani, Bruksel e Vjenë.