Aktualitet

11 ton kokainë në Evropë! Kapet në Republikën Dominikane Soni Pepa, si 'Zhuu' dhe 'Shijaksi' 'qanin hallin' e lekëve

Trafikantët bisedonin mes tyre për shumat marramendëse të lekëve të cilat i kishin në Holandë dhe nuk i nisnin dot në Shqipëri.

F.I
11 ton kokainë në Evropë! Kapet në Republikën
Soni Pepa

TIRANË-40-vjeçari Soni Pepa, i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge është arrestuar në Republikën Dominikane. Pepa u ndalua më 3 shtator në Santo Domingo. Gjatë momentit të ndalimit, autoritetet i kanë gjetur një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe shuma të konsiderueshme parash në dorë.

I njohur si 'Zhuu', 40-vjeçari akuzohet për një sasi prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, Holandë, mes datave 7 dhe 8 nëntor 2020. Gjithashtu, ai dyshohet se ka financuar blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.

40-vjeçari ishte pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndërkombëtar Çopja, i cili operonte në disa shtete të Europës dhe Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Ngarkesa e drogës dyshohet se është nisur nga porti i Villetas në Paraguai, me destinacion përfundimtar portin e Antverpit në Belgjikë. Emri i tij është pjesë e dosjes voluminoze dhe qindra mijëra sms të zbërthyera nga aplikacioni SKY ECC.

Trafikantët bisedonin mes tyre për shumat marramendëse të lekëve të cilat i kishin në Holandë dhe nuk i nisnin dot në Shqipëri. Konkretisht “shijaksi”, Ervis Çela i referohet shtetasit Fadil Balla, për të cilin pyet vëllain tij nëse ka dorëzuar ndonjë shumë parash. Të njëjtën pyetje ka dhe për shtetasin Soni Pepa, të cilit i referohet me nofkën “Zhuu”. Ervisi pyet vëllain e tij nëse tashmë e ka grumbulluar shumën e dyshuar prej 15 milionë eurosh. Në këtë bisedë Ervis Çela shprehet gjithashtu se ka shuma të konsiderueshme parash në Holandë, por nuk ka shoferë për t’i transportuar deri në Shqipëri.

Lekët, ishin ato që e penalizuan edhe në Shqipëri! Edison Pepa rezulton të jetë hetuar në gjendje të lirë edhe në vendin tonë, ku në 2021 u ndaluan nga Shqiponjat në qytetin e Lushnjes. Pepa asakohe drjetonte një mjet BMW, ku iu u gjetën 49.980 euro, të dyshuara se ishin përfituar nga aktivitet i paligjshëm. 

Aktualisht, i ndaluari ndodhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Imigracionit të Republikës Dominikane dhe pritet të deportohet drejt Shqipërisë, në koordinim me zyrën e INTERPOL Santo Domingo./ZËRI

Poll

MOS HUMB