Çopjat "mbushën" Europën me drogë! 17 ton kokainë me "Charter", si fshihej lënda narkotike?
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka realizuar një goditje të rëndësishme ndaj një organizate kriminale shqiptare, e cila thuhet se kontrollonte trafikun e kokainës në tregun evropian. Hetimet intensive, në bashkëpunim me EUROPOL dhe autoritetet ligjzbatuese nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, kanë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj. Organizata kriminale që ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë, operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.
Bazuar në hetime, ngarkesat e kokainës siguroheshin nga drejtuesi i organizatës Ervis Çela. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale, kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi, të maskuara në marka të ndryshme tregtare. Bëhet me dije se po ashtu, grupi kishte arritur të përdorte edhe aviona privat charter për transportin e drogës.
"Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatës E. Ç. (i cili së bashku me vëllanë e tij A. Ç. ishin vendosur në Paraguai), magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.", thuhet në njoftimin e SPAK.
Disa nga personat e proçeduar:
Arrest me burg në Shqipëri:
1. Ervis Çela
2. Ardian Çela
3. Albin Çela
4. Petrit Lakatos
5. Renato Musa
6. Gert Çerma
7. Miklovan Mullai
Detyrim paraqitje:
8. Dition Pepa
9. Kujtim GjylaI
Arrestuar në BE
10. Franc Gegeli (alias Franc Copja)
Në kërkim
1. Fadil alias Jul Balla
2. Petrit Sulejmani alias Lakatos
3. Mariglen Kamami
4. Denis Daja
5. Vilson Pepa
6. Riza Çela
SPAK ka goditur grupin kriminal "Çopja" që trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka nxjerrë urdhër-arreste për 16 persona, nga të cilët 14 janë me masë arrest me burg dhe 2 me detyrim paraqitje. Deri tani, 7 prej tyre janë arrestuar në Shqipëri, ndërsa një drejtues i rëndësishëm ndodhet i arrestuar në një vend të Bashkimit Evropian./ZËRI
Goditja e Çopjave/ Në kërkim edhe Julian Balla! SPAK "ia merr nga duart" resortin 'Ajman Park' presidentit të ekipit 'Erzeni'
TIRANË- Julian Balla është një ndër personat për të cilët SPAK la lëshuar masën "arrest me burg", në kuadër të operacionit antidrogë duke goditur organizatën e Çopjave. Julian Balla alias Fadil Balla, rezulton pronari i resortit "Ajman Park", ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj në Durrës, dhe i një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro. Po ashtu, Jualian Balla rezulton edhe president i skuadrës së futbolit 'Erzeni". Balla është na arrati, ndërsa në kërkim nga autoritet janë gjithashtu edhe 6 persona të tjerë: Riza Çela, Albin Çela, Fadil alias Julian Balla, Denis Daja, Vilson Pepa dhe Gert Çerma.
SPAK ka goditur grupin kriminal "Çopja" që trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Gjatë një operacioni ndërkombëtar në bashkëpunim me EUROPOL, dhe autoritete nga Franca, Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Italia. Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin "SkyECC", ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar. SPAK ka zbardhur emrat e 16 personave për të cilët ka kërkuar masa sigurie./ZËRI
Goditen sërish Çopjat, zbardhen urdhërarrestet e SPAK! Kush janë trafikantët që tentuan të fusnin tonelata drogë në Europë?
TIRANË- SPAK ka goditur grupin kriminal "Çopja" që trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Gjatë një operacioni ndërkombëtar në bashkëpunim me EUROPOL, dhe autoritete nga Franca, Belgjika, Holanda, Gjermania dhe Italia. Emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin "SkyECC", ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar. SPAK ka zbardhur emrat e 16 personave për të cilët ka kërkuar masa sigurie.
Anëtarët e grupit kriminal:
Riza Çela
Ardian Çela
Albin Çela
Elvis Çela (Vëllezër)-"arrest me burg"
Fadil alias Jul Balla pronari Ajman Resort
Franc Çopja (i arrestuar ne Belgjikë)
Petrit Sulejmani alias Lakatos-"arrest me burg"
Mariglen Kamami-"arrest me burg"
Denis Daja
Kujtim Gjyla-"detyrim paraqitje"
Renato Musaka
Vilson Pepa
Dition Pepa-"detyrim paraqitje"
Miklovan Mullai
Gert Çerma-"arrest me burg"
Renato Mullai-"arrest me burg"
Sipas asaj që bën me dije SPAK, kjo organizatë kriminale që ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë, operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka lëshuar 16 urdhër arreste, ku për 7 persona është caktuar “arrest në burg”, ndërsa për 2 të tjerë “detyrim për t’u paraqitur”./ZËRI
Vila, restorte, kompani dhe "cash-i" lumë! Çfarë sekuestroi SPAK gjatë aksionit të sotëm
TIRANË- SPAK ka bërë një listë të pronave dhe aseteve që i janë sekuestruar grupit të Franc Çopjas. Në "pjesën e dytë" të aksionit kundër trafikut të lëndëve narkotike që bënin vëllezërit nga Elbasani, me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin për gjithsej 14 pasuri me vlera që arrijnë shumën e disa miliona eurosh. Edhe në këtë rast, janë të përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, etj. Të gjitha pronat kishin një burim: Paratë e gjeneruara nga trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine për në Europë.
Resorte turistike:
- “Ajman PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës.
Vila dhe apartamente:
- Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
- Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.
Truall, toka dhe ndërtesa:
Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.
Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:
Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë sekuestruar edhe tre automjete, mbi 111 800 euro "para të thatë", shumë konsiderueshëm e majme në krahasim me monedhat e tjera. SPAK ka gjetur dhe sekuestruar 4000 USD dhe 880.000 Lekë./ZËRI
Operacioni antidrogë, SPAK jep detajet: 16 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë, vila e kompani
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me njoftim zyrtar për goditjen e një grupi që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine, drejt vendeve të Bashkimit Europian. Sipas asaj që bën me dije SPAK, kjo organizatë kriminale që ka tentuar të trafikojë në Evropë rreth 17 ton kokainë, operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Në kuadër të këtij operacioni, SPAK ka lëshuar 16 urdhër arreste, ku për 7 persona është caktuar “arrest në burg”, ndërsa për 2 të tjerë “detyrim për t’u paraqitur”. Mësohet se grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, ky i fundit dhe vëllai i tij ishin vendosur në Paraguaj. Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Në bazë të hetimeve janë sekuestruar 14 pasuri me vlerë miliona euro, duke përfshirë resorte turistike, vila luksoze në bregdetin e Dhërmiut, apartamente në Tiranë, toka, automjete dhe aksione në disa biznese. Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesa dhe ambiente të tjera janë sekuestruar edhe shuma parash, mbi 111.800 euro cash, 4 mijë dollarë dhe 880 mijë lekë.
Njoftmi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundër një organizate kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj.
Kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.
Në kontekstin e kësaj organizate kriminale, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.187/2023 për veprat penale te “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a, 287, 333/1 dhe 2 e 334/1 të Kodit Penal.
Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal ndaj 16 (gjashtëmbëdhjetë) shtetasve shqiptarë, kërkesë e cila është miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr.82 akti datë 06.08.2025, duke vendosur masën “arrest në burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale për 14 (katërmbëdhjetë) persona dhe për 2 (dy) të tjerëve ka caktuar masën e sigurimit detyrim për tu paraqitur ne policinë gjyqësore.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit kanë ekzekutuar masat e sigurimit për 9 të hetuar (përfshirë edhe një nga drejtuesit), prej të cilëve 7 me masën“arrest me burg” dhe 2 me masën “detyrim paraqitje”, ndërsa një prej të hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar në një vend të BE – së (drejtues i organizatës). Po punohet për ekzekutimin e masave të sigurimit për 6 persona të tjerë.
Masa “arrest me burg” në Shqipëri:
E.Ç
A.Ç
P.L
R.M
G.Ç
M.K
El.Ç
Masa “detyrim paraqitje” në Shqipëri:
8. D.P
9. K.Gj
I arrestuari në një vend të BE-së:
10. F.C
Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona të cilat janë në vijim e sipër.
Sekuestrimet e sasive të kokainës:
Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe më konkretisht:
Shtator 2020 – Paraguaj → Belgjikë (Anvers)
Grupi i drejtuar nga E.Ç. dhe F. G., në bashkëpunim me një shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainë, fshehur në kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mbërriti në Anvers më 04.11.2020.
Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptarë M.D. dhe N.B.
Dhjetor 2020 – Shkurt 2021 – Paraguaj → Gjermani (Hamburg)
E.Ç. dhe F.G. organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 ton kokainë, fshehur në bombola metalike me bojë/kollë ndërtimi dhe të stampuara me logo (“sy me rrufe të kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”), me vlerë tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpërndarë në disa kontejnerë, mbërriti në Hamburg më 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane. (Cocaine ‘ëorth billions’ seized in record Germany and Belgium haul).
Tipologjia e organizatës kriminale
Hetimet e kryera në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve të përgjuara në aplikacionin SkyECC kanë zbuluar një strukturë kriminale të përmasave ndërkombëtare, e udhëhequr nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., e cila kontrollonte në mënyrë të plotë zinxhirin e trafikut të kokainës – nga prodhimi, magazinimi dhe përpunimi në laboratorët e Paraguait, transporti ndërkombëtar dhe shpërndarja në tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i të ardhurave të fituara.
Ngarkesat e mëdha të kokainës siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatës E. Ç. (i cili së bashku me vëllanë e tij A. Ç. ishin vendosur në Paraguai), magazinoheshin dhe bëheshin gati për transport në Paraguai. Lënda narkotike fshihej në mënyrë të sofistikuar në ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndërtimi – të maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja të veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. Këto ngarkesa transportoheshin me kontejnerë detarë nga portet e Amerikës së Jugut drejt porteve të mëdha evropiane, kryesisht Anvers (Belgjikë) dhe Hamburgu (Gjermani), ku më pas shpërndaheshin përmes rrjeteve të brendshme të tregut të drogës në BE.
Qarkullimi dhe menaxhimi i parave
Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur një mekanizëm financiar jashtëzakonisht të sofistikuar për të qarkulluar dhe fshehur të ardhurat nga aktiviteti kriminal. Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh kryesisht shqiptar të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo mënyrë kishte disa përparësi për grupin:
Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.
Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.
Koordinimi i pagesave
Figura kyçe si F.G., E.Ç., si dhe bashkëpunëtorë të tjerë, luanin rol aktiv në organizimin e këtyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin përmes transaksioneve të tjera të fshehta, të dizajnuara për të mos lënë gjurmë në sistemin financiar zyrtar.
Përveç transportit fizik, rrjeti përdorte edhe sistemin informal të transfertave të njohur si “haëala” ose “token”, ku shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa asnjë evidencë bankare. Një pjesë e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt Bolivisë, e cila, për shkak të nivelit të ulët të kontrollit financiar dhe pozicionit të saj strategjik, shërbente si nyje kyçe për përfundimin e transaksioneve ndërkombëtare të parave.
Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.
Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, theksojnë se:
“Kjo organizatë kriminale mund të konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ajo kishte kapacitetin për të ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe për të menaxhuar sasi të mëdha të lëndës narkotike në periudha të shkurtra kohore. Fuqia financiare e lartë e kësaj organizate, strukturimi dhe organizimi i një niveli shumë të lartë si dhe aftësia për të rikuperuar humbjet që vinin nga sekuestrimet e dallojnë atë nga grupet e tjera kriminale të hetuara nga SPAK .”
Pronat e sekuestruara
Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim si më poshtë:
Resorte turistike:
“A….. PARK” Resort ku përfshihen hotele, godina shërbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, Durrës.
Vila dhe apartamente:
Vilë dy katëshe tip “ELYSIAN”, në bregdetin e Dhërmiut, bashkia Himarë (sipërfaqe totale rreth 378.2 m²), me vlerë tregu prej afërsisht 1.000.000 Euro.
Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.
Truall, toka dhe ndërtesa:
Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
Tokë arë me sipërfaqe 5900 m², Sharrë, Tiranë.
Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:
Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Automjete:
Tre automjete.
Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:
Mbi 111 800 Euro Cash;
4000 USD
880.000 Lekë
Bashkëpunimi ndërkombëtar
Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, Eurojust, agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE-së. Nga partnerët ndërkombëtarë u angazhuan Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës, Policia Kombëtare dhe SIRASCO nga Franca, Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale Karlsruhe nga Gjermania, Policia e Holandës, si dhe Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (SCIP) të shtetit italian. Ky bashkëpunim i ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve ishte thelbësor për suksesin e operacionit dhe goditjen e kësaj organizate kriminale me ndikim ndërkombëtar.
Një falenderim i veçantë u drejtohet hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për punën voluminoze dhe cilësore të kryer si edhe Policisë së Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e masave të sigurisë.
DETAJE nga aksioni i SPAK/ Zbardhen EMRAT e personave të përfshirë në trafikun e kokainës
TIRANË- SPAK po zhvillon një operacion në disa qytete të vendit për goditjen e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas gazetares Anila Hoxha, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka prerë fletë-arresti për Franc Çopjas, i cili është arrestuar në Belgjikë dhe Ervis Çelës, i arrestuar një muaj më parë për vrasje.
Ervis Çela, banues në Peqin, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Elbasanit, e cila e kishte dënuar atë me 21 vjet burg. Nga dënimi, Çelës i kishin mbetur pa kryer edhe 1 vit, 11 muaj dhe 16 ditë. Ndaj u vendos në pranga më 25 qershor. Por mesa duket në qeli i është komunikuar një tjetër masë sigurie, tashmë për trafik të lëndëve narkotike.
Sipas informacioneve të para, grupi kriminal i goditur nga SPAK trafikonte lëndë narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës. Operacioni, që ka nisur në orët e para të mëngjesit, po zhvillohet në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës, por për të ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme./ZËRI
SPAK në aksion! Operacion anti-drogë në Tiranë, Elbasan dhe Durrës, "priten" 15 masa sigurie
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një operacion anti-drogë në disa qytete të vendit. Aksioni po zhvillohet në Tiranë, Elbasan dhe në Durrës, pasi raportohet se janë "prerë" 15 masa sigurie. Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin "SkyECC", ku dhe dyshohet se kryenin komunikimet për trafik ndërkombëtar.
Gjithashtu raportohet se 4 të dyshuarve u janë komunikuar masat në burg, pasi janë prangosur për çështje të tjera penale, 3 janë vendosur në pranga dhe të tjerët janë ende në kërkim.
Për aksionin, ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga ana e Prokurorisë së Posaçme./ZËRI
